Juve tenton të rikthejë Pogban falas, ka planin për të bindur francezin

E ardhmja e Paul Pogbas vazhdon të jetë e paqartë, mes spekulimeve që e lidhin atë me një largim të mundshëm i cili nuk ka rinovuar kontratën deri tani me Man United.

Juventusi vazhdojnë të mbeten të interesuar në rikthimin e Paul Pogbas në skuadër.

Gazetari i ‘CalcioMercatos’, Rudy Galetti ka theksuar se Pogba nuk do të rinovojë kontratën me United, dhe përveç kësaj ‘biankonerët’ kanë një plan se si të joshin francezin.

Plani i Juves është që të shesin Aaron Ramseyn dhe njërin prej mesfushorit McKennie/Rabbiot, për të ofruar 12 milionë euro plus bonuse për të bindur mesfushorin francez të rikthehet në Torino.

Pogba do të largohet falas në vitin 2022 nëse nuk rinovon kontratën aktuale me “djajtë”, gjersa francezi ka një pagë javore prej 290 mijë funteve tek klubi anglez.


Shtuar 31.10.2021 11:32