Juve, Real dhe Barcelona synojnë përsëri Super League

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë gati të rinisin projektine Super League.

Sipas “The Telegraph”, tre klubet promovuese po mendojnë të ndryshojnë formulën e parashikuar fillimisht, duke kaluar nga një kompeticion me numër të kufizuar në një turne që do të aksesohet përmes pozicionit tradicional në kampionatet kombëtare.

Të lidhura

None found

Një Super League 2.0, i cili mund të prezantohet që të enjten nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili është i përfshirë në një samit të industrisë sportive dhe synon të shfaqë një ngjarje sportive më “demokratike” së bashku me Florentino Perez dhe Joan Laporta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 14:26