Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit.
“Faraonit” nuk i pëlqeu ajo që i tha trajneri gjerman kur ai po hynte në fushë dhe egjiptiani iu përgjigj duke refuzuar të fliste me gazetarët pas fishkëllimës së fundit.
Klopp ka thënë se kjo është zgjidhur plotësisht, pasi që njihen shumë moti njëri me tjetrin.
“Është zgjidhur plotësisht…, dua të them, nuk ka problem, po të mos ishim njohur për kaq shumë kohë, nuk e di si do të zgjidhej, por ne njihemi prej kaq shumë kohësh, e respektojmë njëri-tjetrin, gjithçka është në rregull. Është histori e mbyllur”.
“Në një situatë ideale, të gjithë janë në vendin më të mirë, fitojmë ndeshjet dhe shënojmë shumë gola dhe incidente të tilla nuk ndodhin”, ka thënë Klopp.
Liverpooli barazoi 2-2 me West Hamin si mysafir, duke u laruar dukshëm nga gara për titull kampioni. /Telegrafi/