Ju hoq shiriti i kapitenit, Aubameyang pritet të shkojë te Barcelona në janar

Pierre-Emerick Aubameyang mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Marrëdhëniet e Aubameyang me klubin e Arsenalit janë prishur ditëve të fundit, teksa lojtariut iu hoq shiriti i kapitenit shkaku i thyrjes së rregullave të klubit londinez.

Dhe, sipas ”Diario Sport”, Barcelona ka shfaqur interesim për 32-vjeçarin nga Gaboni. Për Barçën, Aubameyang është një nga opsionet për forcimin e sulmit.

Klubi gjithashtu ka në shënjestër Timo ëerner (Chelsea) dhe Edinson Cavani (Manchester United).

Në rastin e Aubameyang, katalunasit duan të kuptojnë nëse do të jetë e mundur të bëhet një transferim në formë huazimi apo blerja e tij për një shumë minimale.

Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon. Aubameyang me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. /albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 17:55