Jorge Jesus largohet nga Benfica, drejt kalimit te klubi legjendar

Benfica ishte një nga klubet më aktivë të merkatos së verës së kaluar, ku shpenzoi një mal me para, si kurrë më parë. Klubi portugez njihet për arkëtimet e mëdha nga shitjet, por jo për blerjet e kushtueshme, siç bëri në fillim të këtij sezoni.

Një nga arsyet kryesore ishte fakti që morën një trajner si Jorge Jesus, i cili është mjaft i njohur. Në verë, Benfica shpenzoi gati 110 milionë euro në afrimin e lojëtarëve, por sezoni ka dështuar totalisht. Ekipi renditet në vend të katërt dhe është krejtësisht jashtë garës për titull dhe këtë gjë tifozët ia faturojnë trajnerit Jesus.

Pikërisht ky i fundit duket se ka bërë gati largimin dhe mediat në Turqi bëjnë me dije se pritet të kalojë te Fenerbahce. Për momentin është vetëm një lajm mediash, por me kalimin e kohës gjithçka mund të konkretizohet. Do të ishte vërtet e bujshme që Jesus të largohej vetëm pas 1 sezoni te Benfica, ku shpenzoi mbi të gjitha gati 110 milionë euro, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë nga klubi nga “Da Luz”.


Shtuar 19.03.2021 18:26