Jamie Vardy ka arritur një rekord në kuadër të FA Cup.
Leicester City në krye me Vardyn fitoi duelin në finale ndaj Chelseat duke fituar për herë të parë FA Cup në histori të klubit.
Megjithatë, Jamie Vardy arriti një tjetër sukses. Anglezi u bë lojtari i vetëm në histori të FA Cup që është paraqitur në 13 raundet e garës.
FA Cup ka 13 raunde të cilat fillojnë nga kategoritë amatore deri tek skuadrat e Premierligës.
Vardy në vitin 2007 ishte pjesë e Stocksbridge Park Steels ku mori pjesë që nga raundi i parë.
Tani ai ka marrë pjesë ne 13 raundet dhe në fund e ka fituar atë duke vendosur një rekord.