Japonia është shëmbulli i Kupës së Botës, trajneri i tyre bën veprimin mahnitës

Japonia është eliminuar ditën e djeshme nga Kroacia gjatë goditjeve të penalltive.

Kështu, rrugëtimi i tyre në këtë Kupë Bote përfundoi në fazën e 1/16. Tifozët japonezë dhe lojtarët, kanë qenë në vëmendje të mediave për veprimin që kanë bërë në këtë turne.

Tifozët pas çdo përfundimi të një ndeshje, pastronin shkallët e stadiumit ku ata qëndronin. Por jo vetëm tifozët, edhe lojtarët bashkë me stafin pastronin në mënyrë perfekte dhomën e zhveshjes duke lënë një rregull të jashtëzakonshëm.

Këtë herë, vëmendjen e mori trajneri i kombëtares së Japonisë, Hajime Moriyasu.

Tekniku i Japonisë pas përfundimit të ndeshjes kundër Kroacisë, është përkulur para tifozëve në mënyrën që japonezët e bëjnë, një foto që ka bërë xhiron në të gjitha rrjetet sociale duke i bërë të gjithë ndjekësit e këtij turneu të ndjehen të emocionuar.

Ai e bëri këtë veprim për të respektuar të gjithë tifozët në stadium të cilët e kanë mbështetur skuadrën e tij deri më tani.

Me atë rast Moriyasu ka mbajtur një fjalim emocionues para lojtarëve në qendër të fushës, duke u shprehur se u është mirënjohës për përpjekjet e tyre.

“Pas humbjes i falënderova për përpjekjet e tyre. U thashë se kjo nuk do të thotë se nuk bënë më të mirën. Thjesht nuk mundëm të shkonim përtej 1/8-ave. Mundëm Gjermaninë dhe Spanjën, por nuk mundëm të bënim diçka më shumë. Lojtarët tanë treguan se ka filluar një epokë në futbollin japonez. Ata duhet të përdorin këtë forcë dhe kjo humbje duhet të jetë motivimi i tyre për të fituar herën tjetër. Ata duhet të vazhdojnë të zhvillohen”, tha trajneri i Samuraive./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2022 09:33