“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpinë time”, Traore flet si futbollist i Barçës

Tashmë Adama Traore është zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, i cili do të mbajë mbi supe fanellën me numrin 11.

Lojtari spanjoll ka treguar se është shumë krenar që kthehet në një shtëpi që e njeh mirë, ndërsa falënderon presidentin e katalanasve që mëri të mundur rikthimin e tij në “Camp Nou”.

“Së pari dua të falënderoj presidentin, sepse ai bëri gjithçka për ta bërë këtë. Unë jam larguar nga shtëpia për shtatë vjet dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i bërë tifozët të lumtur. Unë jam më me përvojë pasi kam luajtur në një ligë tjetër, e cila është më fizike dhe ku kam mësuar shumë. Jam i lumtur që do të punoj sërish me Laportën dhe Xavin, uroj që Barça të ketë sukses”, ka deklaruar Adama./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.02.2022 19:24