“Italia nuk ishte si Turqia”, Muriqi flet për kohën e tij me Lacion

Vedat Muriqi arriti të shkëlqente që në ndeshjen e dytë me ekipin e tij të ri, Majorkën. Në një intervistë, ai flet për kohën që kaloi te Lacio dhe për problematikat që kishte atje.

“Në Seria A kishte më shumë barazi se në kampionatin turk. Që në fillim të sezonit unë u dëmtova dhe më pas më zuri COVID-i. Unë vuajta prej kësaj, sepse nivelet e Lacios ishin të larta dhe nuk mund të arrija shokët e mi të skuadrës” u shpreh Muriqi.

Gjithashtu në fjalët e tij, ai nuk fajëson në asnjë moment Lacion. “Shumë herë unë nuk kisha fat, por është e vërtetë që kur ata më dhanë mundësinë, nuk shkoj shumë mirë. Ata nuk paguan 20 milionë për asgjë. Unë shënoja gola në Turqi dhe me kombëtaren. Mund të shpenzosh 100 milionë në një lojtar, por kur dëmtohesh, nuk mund të luash ashtu siç pretendon. Ky është futbolli”, përfundoi sulmuesi i kombëtares së Kosovës.


Shtuar 11.02.2022 21:13

Tags: ,