Ky është klubi i njohur spanjoll që Lazio po negocion për të transferuar Muriqin

Vedat Muriqi shumë shpejt mund t’i japë lamtumirën kryeqytetasve, në drejtim të Ligës spanjolle.

Në fakt, sulmuesi përfundoi në rrjetën e Mallroca, që ka nisur kontaktet me Lazion për të arritur një marrëveshje për mbylljen e operacionit.

Muriqi nuk bën pjesë në planet e Sarrit, ndërsa nuk dihet nëse ai do të huazohet apo do të shitet përfundimisht. /albeu.com.


Shtuar 25.01.2022 16:37