Mes lojtarëve të Empolit që u përfundon kontrata në fund të sezonit është edhe shtylla e mbrojtjes e Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli (28 vjeç). Qendërmbrojtësi i lindur në vitin 1996 është ndër më të mirët e skuadrës së drejtuar nga trajneri D’Aversa dhe, në përgjithësi, një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit të Serisë A.
Sipas TMW, drejtuesit e Empolit janë në bisedime me përfaqësuesit e Ismajlit për të arritur një marrëveshje dhe për të zgjatur kontratën e tij, e cila skadon në qershor të vitit 2025.
Në planet dhe strategjitë e klubit është dëshira për të mos e humbur falas një lojtar kaq të rëndësishëm si Ismajli dhe, si “shpërblim,” për t’i dhënë premtimin që të shqyrtojnë ofertat e mundshme që mund të vijnë së shpejti nga klubet e mëdha.
Për shembull, javët e fundit, emri i Ismajlit është lidhur me dy klube të mëdha të Serisë A, si Juventusi (që kërkon mbrojtës në janar për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë prekur repartin mbrojtës) dhe Napoli, që do të preferonte të shtonte opsionet në prapavijë për Conten.