Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në “SuperClassico-n” mes Boca Juniors dhe River Plates.
Një aksion i minutës së 43 ka habitur të gjithë sportdashësit dhe lojtarët në fushën e blertë teksa ishte një aksion i bukur nga krahu i djathë për River Plates dhe pas një krosimi në zonë sulmuesi i skuadrës mike godet me kokë duke krijuar iluzionin e një goli, por topi mori trajektoren e çuditshme.
River nuk i beson syve teksa po përgatitej të festonte fitoren e derbit më të ndezur në botë. Në Argjentinë nuk kanë dyshime: ishte Maradona ai që e largoi!