Denzel Dumfries mesa duket ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të mos largohet nga Interi.
Mbrojtësi i djathtë i cili gjatë muajve të fundit është përfolur shumë për një largim në fund të këtij sezoni, është bindur të qëndrojë.
Të lidhura
None found
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 27-vjeçari i është rikthyer temës së rinovimit të kontratës me zikaltërit dhe u ka kërkuar agjentëve të tij që të rinisin bisedimet të cilat kishin “ngecur”.
Holandezi ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, teksa kërkon që të rinovojë deri në 2027.
Në këtë sezon Dumfries ka qenë mjaft efektiv, ku ia ka dalë të shënojë 3 gola dhe të asistojë në 5 të tjerë.
