Ish-ylli i Botërorit të vitit 2010 i rikthehet futbollit në moshën 42-vjeçare

Kur shumica e kolegëve të tij shijojnë pensionimin nga futbolli në moshën 42-vjeçare, Diego Forlan i rikthehet futbollit.

Ish-lojtari i Interit, Atletico Madrid, Villareal dhe Manchester United, i cili në vitin 2019-të njoftoi tërheqjen nga futbolli, ka firmosur për klubin e Old Boys.

Klubi uruguaian ka në përbërje lojtarë mbi moshën 40 vjeç dhe është një ekip amator i Uruguay Universities League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.02.2022 15:33