Ish-presidenti i Interit, Moratti: Eriksen e ka kompletuar skuadrën

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur për titullin e Serie A te fituar nga “zikaltërit”.

Maratti përtej të tjerash vlerësoi maksimalisht mesfushorin danez, Christian Eriksen.

“Eriksen nuk ishte vetëm vendimtar këtë sezon, ai i ka dhënë klas skuadrës dhe e ka kompletuar atë”, tha ai.

“I ka dhënë siguri, duke bërë lojën më të thjeshtë dhe më të butë, duke bërë çdo situatë më të thjeshtë”, tha Moratti.

“Perisic në anën tjetër ka eksperiencë të madhe dhe ka ditur të zgjidhë problemet në anën e majtë të mbrojtjes, duke siguruar gola dhe asistime për të fituar ndeshje”, përfundoi Massimo Moratti.


Shtuar 3.05.2021 14:32