Pasi bëri publike lidhjen me Andin, Melisa flet për Tean: E ka ditur gjithmonë (VIDEO)

Tre ditë më parë, Melisa publikoi këngën e saj më të re ku nëpërmjet saj konfirmoi edhe lidhjen e shumë përfolur me Andin.

Andi doli nga “Përputhen” si çift me Tean, ku më pas lidhja e kësaj të fundit me Beartin nxorri në pah gjithë gënjeshtrën e madhe që kishte ndodhur e ku secili ja pason fajin tjetrit.

Por pas gjithë kësaj historie si është marrëdhënia e të dashurës së rremë dhe asaj të vertetës së Andit, pra Teas dhe Melisës?

Sot një ndjekës e ka pyetur Tean rreth lidhjes së Andit dhe Melisës dhe ajo që nuk pritej është se Tea publikoi një video të Melisës:

“E dinte dhe gjithmonë na ka mbështetur. Nuk e di pse doni të na përçani kur nuk do të ekzistojë kurrë një përçrje. Gjithomë kemi qenë bashkë, gjithmonë na ka mbështetur. Në duhemi shumë”, janë këto fjalët e Melisës për Tean./albeu.com/


Shtuar 3.05.2021 14:25

Tags: , ,