Zhduket kuzhinieri i VIP-ave, e ëma: Më tha çfarë do hash për darkë e iku në mitingun e Bashës (FOTO LAJM)

Kuzhinieri VIP i Selenicës Arjan Shabanaj rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. 50 vjeçari me diplomë ekselence në kuzhinë, rezulton i humbur që prej datës 21 prill në mbrëmje.

Tefta Shabanaj, nena e moshuar e 50-vjeçarit, me të cilën jetonte ky i fundit ngre alarmin se djali i saj mund të jetë vrarë.

Sipas nënës, Arjani është parë për herë të fundit në mitingun e kreut të opozitës, Lulzim Bashës në mbrëmje, nga kuajo  ka mësuar nga shokët se djali ishte nisur me makina drejt Vlorës dhe që atë dite s’ka mësuar më gjë prej tij.

Në një lidhje për emisionin “Shqipëria Live”, nëna ka dyshime që djalin mund ta kenë vrarë për çështje partie.

“Çfarë do hash ti nënë për darkë. Unë ha dhe bukë thatë, po ti çfarë do hash. Është një kuti me qofte, piqe ti, unë ha përshesh me dhallë.

Jo tha nuk të lë të hash përshesh me dhallë dhe poqi qoftet. A të iki në miting më tha? Ik i thashë unë. Të marr 1 mijë lekë të pi një suko se më vjen zor. Donte të takonte Lulzim Bashën. Jam Arjan Shabani i kishte thënë dhe ata e kishin lënë ta takonte.

Arjani iku poshtë me Lulin, iku me turmën që ishte. Ishte e gjithë Selenica. Sa erdha në shtëpi, mora djalin dhe duket sikur telefonin e mbylli njeri”, rrëfeu ajo.

I lindur me 13 prill 1971, Arjan Shabanaj rezulton i zhdukur që prej datës 21 prill. Shabanaj që në moshë të re punonte në kuzhinë, me diplome ekselence duke gatuar dhe në shtepitë e VIP-ave, futbollisteve si dhe politikanëve shqiptarë.


Shtuar 3.05.2021 14:40