Juventusi nuk është duke kaluar një moment të mirë në Serie A edhe pse pas ndeshjeve të para skuadra pati një rritje, por që për një skuadër si “bardhezinjtë” nuk mjofton.
Së fundmi për këtë situatë ka folur edhe ish-mesfushori italian i Juventusit, Claudio Marchisio i cili e kritikon hapur skuadrën duke e cilësuar si skuadër pa ide.
“Është një moment i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe problemet e këtij Juventusi sa vijnë e bëhen më të mëdha. Nuk është një problem që lidhet me cilësitë e individëve të ndryshëm që zbresin në fushë, por për idenë e lojës që nuk ekziston. Këtij grupi i mungon ritmi, intensiteti dhe ligësia për të kërkuar fitoren”, deklaroi ish-mesfushori juventin. /albeu.com