Ish-lojtari i PSG i kërkon Messit të largohet nga PSG në verë: Do të jetë më mirë për të gjithë

Ish-lojtari i PSG, Jerome Rothen i bëri thirrje Lionel Messit të largohet nga PSG gjatë verës.

“A do ta përmirësojnë situatën 10 ditë në kombëtaren e Argjentinës, do ta ndihmojnë atë të përfundojë më mirë sezonin me PSG-në? Unë jam skeptik.

Historia e dashurisë me PSG-në nuk ka ndodhur kurrë. Kjo duhet të përfundojë në qershor. Do të jetë më mirë për të gjithë”, tha ish-lojtari i parizienëve.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 18 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon. /albeu.com/

Jérôme Rothen (FRA) :: Photos :: playmakerstats.com


Shtuar 23.03.2022 22:02