Ish-futbollisti i Kamerunit ka humbur jetën në një aksident trafiku në moshën 39 vjeçare

Ish-mesfushori i disa klubeve franceze, Landry N’Guemo, ka humbur jetën herët në mëngjes në një aksident automobilistik.

N’Guemo ishte vetëm 38 vjeç dhe vdekjen e ish-përfaqësuesit të Kamerunit e konfirmuan të afërmit e tij.

Meqë ra fjala, N’Guemo e përfundoi karrierën e tij futbollistike në vitin 2020 dhe nga viti 2006 deri në vitin 2014 ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Kamerunit.

Ai u shfaq në 46 ndeshje për kombëtaren e Kamerunit dhe luajti në tre Kupa Botërore, ndërsa karrierën e tij si trajner e filloi në vitin 2021 kur drejtoi ekipin U16 të Nancyt, para se të ricaktohej në ekipin rezervë të këtij klubi francez sezonin e ardhshëm.

Ai e filloi karrierën e tij si futbollist në Nancy, ndërsa gjithashtu luajti për Bordeaux dhe Saint Etienne në Francë, Celtic në Skoci, Akhisar dhe Kayserispor në Turqi dhe Kongsvinger në Norvegji. /Telegrafi/


Shtuar 27.06.2024 20:13