Inzaghi: Jam me fat që ndodhem tek një ekip si Interi, ndodhem në një ekip të madh

Performanca e mrekullueshme dje e Inter-it ndaj Romës, ku zikaltërit fituan me rezultatin 0-3 në Olimpico, i dha ekipit të inzaghit një 3 pikësh me shumë vlerë të cilët tani rënditen në vendin e dytë me 1 pikë pas Milan-it.

Pas ndeshjes Inzaghi ka dhënë një intervistë për DAZN.

Sot pamë një Inter shumë të bukur dhe argëtues, ndoshta ndeshja më e mirë e sezonit.

“Nuk e di nëse ishte më e bukura sepse kemi bërë shumë ndeshje të tilla me kualitet të lartë. Di të them se ky Inter është ai ekip që unë kam dashur gjithmonë të drejtoj.”

Bastoni dhe Dimarco tani ndihmojnë edhe sulmin.

“Më pëlqen kjo gjë, kjo tregon se i gjithë ekipi përfshihet në kundërsulme por edhe kur na duhet të mbrohemi.”

Roma kishte mungesa të rëndësishme.

“Po është e vërtetë, Mou nuk kishte në dispozicion disa lojtarë të rëndësëishëm. Edhe ne kishim disa mungesa por në fushë u tregua se kush ishte më i përgatituri.”

Ku do të shkojë ky Inter?

“Kam fatin të jem pjesë i një ekipi dhe i një familjeje si Inter. Ky klub është ai klub që unë kam dashur të kem në drejtim gjithmonë, një ekip me zemër të madhe, me vullnet , vetbesim dhe që nuk dorëzohet deri në sekondat e fundit të lojës.

Me këtë ritëm unë jam shumë optimist se do të korrim sukses në fund të sezonit”, është shprehur Inzaghi për DAZN./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2021 08:22