Intervista e parë e Shaqirit pas kalimit te Chicago Fire: Nuk e besoja që isha kaq i famshëm në SHBA

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri ka dhënë intervistën e parë pas kalimit te Chicago Fire.

Shaquru tha se ardhur për fitore dhe trofe në klubin amerikan, si dhe për të sjell përvojën e tij.

“Kjo është për mua gjëja më e rëndësishme në fund të ditës, të punoj shumë në fushë dhe të përpiqemi me këtë ekip, së bashku si ekip, me Georgin së bashku, të jemi të suksesshëm”- tha Shaqiri për Chicago Sun-Times.

“Ky është qëllimi im, të sjell këtë përvojë nga Evropa. Të përpiqemi të fitojnë ndeshje dhe t’u japim besim lojtarëve, të përpiqemi të fitojnë trofe, të sjellim trofe te Chicago”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri e ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich dhe Liverpool, ndërsa me klubin anglez ai po ashtu fitoi titullin e kampionit në Ligën Premier, titull që erdhi për klubin pas 30 vitesh.
“Unë jam gjithmonë i uritur për tituj. Unë jam gjithmonë i uritur për trofe. Kjo është arsyeja pse mezi pres, në një vend të ri, të përpiqem gjithashtu të fitoj trofe e të jem i suksesshëm me ekipin tim dhe të gjithë klubin”, nënvizoi Shaqiri.
Në fund Shaqiri ka thënë se është i befasuar për të mirë me pritej e tifozëve dhe nuk kishte pritur që ishte kaq i njohur në Amerikë.

“Kurrë nuk e kam menduar se populli amerikan më njeh aq mirë dhe do të ishte kështu. Ata (tifozët) janë duke u çmendur. Ata janë vërtet të lumtur që erdha në këtë klub. E vlerësoj këtë dhe shpresoj se edhe unë do të mund t’i bëj ata shumë të lumtur në fushë. Unë e di se çfarë mund të bëj”.

“Erdha që të jem i suksesshëm, të punoj shumë dhe të përpiqem të fitoj trofe me këtë klub”, e ka mbyllur Shaqiri intervistën e tij për mediumin amerikan.


Shtuar 12.02.2022 19:20