Interi ka arrirtur të triumfojë bindshëm ndaj Romën në “Olimpico” në kuadër të javës së 16 të Serie A.
“Zikaltërit” mbyllën gjithçka në 45 minutat e para pasi shënuan 3 gola, që do të ishin edhe të vetmit në këtë ndeshje.
Ndeshja u zhbllokua nga një super gol i Calhanoglu i cili e dërgoi topi në rrjetë nga goditja e këndit në minutën e 15.
Vetëm 10 minuta më vonë Edin Dzeko do të dyfishonte rezultatin dhe në të 39, Dumfries do të shënonte të tretin.
0-3 do ishte rezultati i pjesës së parë dhe i të gjithë ndeshjes edhe pse në 45 minutat e dyta Roma tentoi për të paktën një gol, por nuk ai doli.
Pas kësaj ndeshjeje Interi pozicionohet në vendin e dytë me vetëm 1 pikë larg Milanit, ndërsa Roma e Mourinhos merr humbjen e dytë radhazi dhe pozicionohet në vendin e 5 me 21 pikë. /albeu.com