Lençe Ristoska, ish-prokurorja që u dorëhoq pas vendimeve të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe prokurorit të ri shtetëror për të tërhequr dy çështjet “Talir”, deklaroi se kishte vepruar brenda kompetencave të saj, duke u mbështetur në bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme që në atë periudhë ishin nën juridiksionin e PSP-së.
Të lidhura
None found
Gjatë emisionit debatues “24 Analiza”, Ristoska tha se nuk do të kishte ngurruar të niste procedurë nëse do të ekzistonte ndonjë rast kundër LSDM-së.
Ajo sqaroi se, sa u përket rasteve që lidhen me partinë në pushtet, PSP-ja nuk do të merrej me hetimin nëse këtë do ta kishte bërë në atë kohë prokuroria e rregullt.
“Kam pasur presion edhe nga LSDM si qeveri për të zhbllokuar asetet për këtë rast. Pse mendoni se ky rast është ekskluziv vetëm për OBRM-PDUKM-në”, pyeti ish-prokurorja.
Rastet “Talir 1 dhe 2” përfshijnë ish-zyrtarë të OBRM-PDUKM-së, si dhe vetë partinë në cilësinë e personit juridik.
Në çështjen “Talir 2”, Gjykata Themelore Penale në Shkup e liroi nga akuzat ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Rasti lidhet me dyshimet për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe financim të paligjshëm të ndërtimit të selisë së OBRM-PDUKM-së, e njohur si “Pallati i Bardhë”./Telegrafi/
