“Interin nuk e prisja që të ishte kaq dominues”, ish-trajneri i Juventusit: Doja që bardhezinjtë të garonin më shumë

Interi këtë sezon po kryeson me diferencë ndaj rivalëve në garën për titullin kampion. Zikaltërit udhëheqin me 9 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, ndërsa janë në garë edhe Champions League.

Simone Inzaghi po drejton një super skuadër duke vënë kështu një “dorë” te titulli kampion në Serie A.

Të lidhura

None found

Ecuria e zikaltërve i ka bërë përshtypje edhe ish-trajnerit të Juventusit, Marcelo Lippi. Ky i fundit thekson se nuk e priste aspak një ecuri të tillë të Interit në këtë sezon.

“Nuk e prisja që Inter të shfaqej kaq dominues. E dija se do të ishte një shkallë më lartë se pjesa tjetër, por jo me këtë diferencë.

Ka nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, fiton edhe kur bën ndryshime në formacion, mendoj se kanë gjithçka për të qenë kampionët e Italisë.

Nga ana tjetër, prisja që Juventusi të garonte më shumë dhe të mos kishte kaq diferencë me Interin, të paktën në këtë pikë të kampionatit”, u shpreh Lippi.


Shtuar 27.02.2024 22:01