Interi shpreson, Icardi mund të kthehet në Serie A

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi mund të rikthehet në Seria A, lëvizje që do t’i ndihmonte financiarisht ish skuadrës së tij, Interit.

Sipas Tuttosport, Juventus vazhdon të këtë interesimin për sulmuesin, me Roma dhe Napolin që gjithashtu interesohen.

Gazeta italiane zbulon se drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka vendosur klauzolë në marrëveshjen e Icardit me PSG-në që mund të aktivizohet këtë vit.

Nëse lojtari rikthehet në Seria A, bonusi është 15 milionë euro dhe për këtë arsye Marotta nuk do ta këtë problem kalimin e Icardit te Juventus.

Pos skuadrave italiane, interesim për argjentinasin kanë shprehur edhe top klubet angleze.


Shtuar 7.04.2021 13:39