Interes nga Milani për Hysajn? Kështu përgjigjet agjenti i shqiptarit

E vetmja gjë e sigurt që dimë është që Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pas përfundimit të kontratës.

Për mbrojtësin shqiptar kanë shfaqur intersim shumë skuadra të njohura europiane, në mes tyre edhe Milani.

Hysaj mund të luhet në të dy krahët e mbrojtjes dhe për këtë Stefano Pioli ka shprehur dëshirën për ta patur pjesë të skuadrës.

Së fundmi, Mario Giuffredi , agjenti i Hysajt, foli për ‘Punto Nuovo Sport Shoë’ në Radio Punto Nuovo ku komentoi interesimin e  Milanit: “Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është ende e pasigurt. Ai mund të shkojë në shumë ekipe, jo vetëm tek Milani. Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesimi i Milanit? Asnjë koment “.


Shtuar 7.04.2021 13:41