Pas rinovimit me Lautaron , Interi ka arritur edhe një tjetër akord rinovimi me mesfushorin italian.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Nicolo Barella i cili dje në mbrëmje ka pranuar ofertën e re të Inter-it.CEO zikaltër Beppe Marotta i ka ofruar Barellas 2 milion euro më shumë seç përfitonte nga kontrata e fundit , pra në total tashmë ai do të fitojë 4.5 milion euro plus bonuse.
Marotta dhe Ausilio kanë takuar agjentin e tij dhe i kanë paraqitur metodën e rinovimit.
Agjenti i lojtarit ka pranuar çdo detaj bashkë me numrin 23 të Inter-it i cili ky I fundit është i lumtur të vazhdojë rrugëtimin e tij si zikaltër.
Barella nuk do të ketë klauzolë në kontratë dhe një detaj tjetër nga formula e rinovimit është se italiani do të përfitojë çdo vit bonuse në rritje.
Pas këtij kapitulli të mbyllur, javën tjetër pritet rinovimi i Brozovic./albeu.com