Interi nis bisedimit me Lautaron për rinovimin e kontratës

Interi ka rihapur bisedimet me përfaqësuesin e Lautaro Martinez për një kontratë të re.

Argjentinasi ka qenë një nga lojtarët kyç në fitimin e Scudettos, duke kontribuar me 16 gola në 37 ndeshje.

Raportimet në javën e fundit ishin se Atletico dhe Real Madridi janë duke monitoruar situatën e 23-vjeçarit në klubin italian, të cilët kanë vështirësi financiare.

Tani Gazzetta dello Sport shkruan se zikaltrit kanë filluar bisedimet me përfaqësuesin e Lautaros për të zgjedhur problemet aktuale mes palëve. Gazeta thotë klubi italian ka shfaqur dëshirë të mbajë sulmuesin në Giuseppe Meazza, duke tentuar t’i ofrojë 4.5 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Palët do të vazhdojnë bisedimet në ditët në vazhdim.

Martinez iu bashkua Interit në vitin 2018 nga Racing Club, dhe kontrata aktuale i skadon në Qershorin e 2023.


Shtuar 17.05.2021 13:00