Interi vazhdon përpjekjet për të përfshirë në listën e tij Paulo Dybala, i cili, sipas Fabrizio Romano, i ka paraqitur një ofertë zyrtare për një kontratë katërvjeçare argjentinasit 28-vjeçar.
Në fakt, siç raporton gazetari i njohur, negociatat mes dy palëve vijojnë në një atmosferë mjaft pozitive, ku fjalën e parë në betejën për blerjen e tij e kanë “nerazzurët”.
Mirëpo, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, pasi presin detaje për të ardhurat financiare dhe shpërblimet që do të marrë ish-sulmuesi i Juventusit. /albeu.com/
Inter have made an official bid to Paulo Dybala after meeting with his agents today. Opening proposal for a 4 year contract. ??? #Inter
Meeting was described as ‘positive’ by sources – it’s not fully agreed yet, still to be discussed on salary details but getting closer. pic.twitter.com/ucveWT5kET
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2022