Myrto Uzuni po kalon një moment të mrekullueshem në karrierën e tij si profresionist.
Falë paraqitjeve sinjifikative me fanellën e Ferencvarosi në Hungari, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tërhequr interesin e disa skuadrave europaine.
Të lidhura
None found
Ora News mëson ekskluzivisht nga burime pranë futbollistet se dy klube nga bundesliga gjermane kanë shfaqur dëshirën për tu përforcuar me Uzunin në driatren e transferimit në janar.
Interes për të ka edhe nga Spanja, por problem është klubi i Ferencvaroshit, që nuk kërkon të heq dorë nga shëbrimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, i cili është kthyer në një futbollist tepër të rëndësishëm.
Uzuni ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2024 me kampionët e hungarisë dhe vlera e tij sipas faqes së specializur është 3.50 mln euro.
Ofertat që kanë ardhur në klub nuk kanë kënaqur drejtuesit e Ferencvarosht, që kërkojnë së paku 6 milionë euor për kartonin e 26-vjeçarit.
Deri më tani në këtë sezon Uzuni ka grumbulluar 30 ndeshje me Ferencvaroshit duke shënuar 21 gola ndërsa ka kontribuar edhe me 8 asiste në 2.269 minuta lojë.
Forma e tij e shkëlqyer është vlerësuar edhe nga komuniteti i sportit në Hungari, ku Myrto Uzuni, fitoi çmim prestigjioz duke u shpallur “Lojtari i vitit” sipas presidentë ve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të elitës.
