Inter shumë pranë transferimit të Akanji

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter ka gjetur formulën e duhur për të arritur te shërbimet e Manuel Akanji nga Borussia Dortmund.

Lojtarit zvicerian i skadon kontrata për 10 muaj dhe ai ka vendosur që të ketë një përvojë të re, tek Inter. Pra, ai është i gatshëm të bëjë një përjashtim. Nëse Dortmund pranon ta huazojë me të drejtë blerjeje tek Interi, atëherë 27-vjeëari është i gatshëm të rinovojë me klubin gjerman deri në vitin 2024.

Gjithsesi, mendohet se javën e gushtit Interi do të ketë kontaktin real dhe konkret me Borussia./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.08.2022 09:38