Lajme të reja vijnë nga kampi “zikaltër” për çështjen Alexis Sanchez.
Kiliani ka ndërprerë kontratën me Interin , duke gjetur një marrëveshje përfundimtare. Gazetari i Sky Sport , Gianluca Di Marzio e raporton këtë në një postim në Tëitter pas thashethemeve të para të nisura nga kolegët e L’Equipe.
Tani kiliani është i lirë të kërkojë një klub të ri për të vazhduar karrierën e tij, me Marseille afër mirëkuptimit për ta sjellë atë në Ligue 1./albeu.com