Inter po mendon për largime, emri i parë është një mesfushor

Në merkaton e janarit, Interi do të punojë kryesisht në frontin e shitjeve.

Mes lojtarëve që largohen është Stefano Sensi , një profil që Marotta do të dëshironte të huazonte për ta lejuar atë të luante pjesën e dytë të kampionatit dhe të gjente vazhdimësi. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport” për lojtarin është Sampdoria e cila, megjithatë, nuk është një nga destinacionet e tij të preferuara.

Sassuolo dhe Fiorentina po testojnë gjithashtu terrenin, por Sensi do të preferonte të qëndronte tek Inter në përpjekje për të krijuar një hapësirë./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 8.01.2022 18:52