Inter futet në garë për shërbimet e Zakaria

Pas Romës tashmë dhe Interi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Denis Zakaria.

Për mikrofonat e “Gladbach Live” ka folur drejtori sportiv i klubit të Mönchengladbach, Max Eberl duke shpjeguar interesimin e Inter-it për 24-vjeçarin.

“është e vërtetë që Interi është interesuar së fundmi për Denis Zakaria por gjithashtu edhe për Matthias Ginter, të cilët të dy janë lojtarët e klubit tonë. Ne nuk kemi dëshirë të largojmë nga ekipi dy lojtarë të cilët janë shumë të rëndësishëm për ne edhe pse do të jetë e vështirë t’i mbajmë për arsye se ata janë të rinjë dhe kur një ekip si Interi interesohet, të dy lojtarët kanë dëshirën të provojnë një eksperiencë të rë në një klub të madh.

Gjithësesi nëse Inter na paraqet një ofertë të mirë për Zakaria, ne do të ulemi për bisedime, por e theksoj se primare për ne është që ai të qëndrojë e të luaj për ekipin tonë”, është shprehur kështu drejtori sportiv i Monchengladbach./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 18:15