Iniesta: Inter? Një ndeshje vendimtare për Barçën, kujtime negative në 2010

Në funksion të Champions League Barcelona-Inter, Andres Iniesta analizoi situatën e grupit në “Gazzetta dello Sport”.

“Ndeshja e parë ishte një rezultat shumë negativ për Barcelonën duke pasur parasysh pasojat që sjell me vete për ndeshjen e kthimit.

Ankesat e Xavit? Për mendimin tim, situata për të cilën po flasim ishte e qartë dhe duke pasur parasysh rëndësinë e lojës kur vendimet të godasin negativisht, ti e ndjen presionin dhe inatin.

Në çdo rast, është jetike që Barcelona të mund të fitojë për të qëndruar gjallë në këtë turne.

Është një ndeshje vendimtare. Interi ka një ekip të madh dhe do të jetë e komplikuar për Barcelonën. Pres që Barça të marrë iniciativën, por Interi mbetet Inter dhe unë si profesionist ia di kapacitetin atij ekipi, është i paparashikueshëm.

E mbani mend ndeshjen e vitit 2010? Definitivisht negativ, ata na eliminuan”, u shpreh Iniesta./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.10.2022 10:21