Xavi sfidon Interin: Kemi nevojë urgjente për fitore, do të jetë një hakmarrje e ndeshjes në San Siro. Interi shumë i fortë

Trajneri i Barcelonës, Xavi, foli për “Prime Video” në prag të ndeshjes sonte kundër Interit.

“Ka gjithmonë presion, ne jemi Barcelona. Nuk jemi në një situatë të mirë sepse nuk kemi fituar as në Munich e as në Milano, por tani kemi urgjencën për të fituar.

Ne e përballojmë me një mentalitet pozitiv, me dëshirën për të gjetur tre pikët dhe me ndihmën e publikut do t’ia dalim. Duhet të jetë një revansh i vogël i ndeshjes së parë, do të jetë praktikisht një avancim i raundit të dytë. Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer kundër një Interi shumë të fortë, veçanërisht fizikisht dhe në mbrojtje.

Ndeshja e Interit në tripletën e 2010? Mbaj mend, ishte shumë e vështirë, na u desh të shkonim në Milano në autobus për shkak të shpërthimit të vullkanit. Pati polemika, përjashtime dhe ndëshkime. Kam kujtime të këqija, sepse më pas Interi na skualifikoi dhe arriti në finale”, është shprehur gjerësisht Xavi./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.10.2022 14:28