Janë shtuar “hallet” për Xavi Harnandez, i cili tashmë ka parë t’i dëmtohet një tjetër lojtar, duke shtuar kështu numrin e të dëmtuarve nga ndeshjet e kombëtareve në Nations League.
Ka shkuar në 5 numri i lojtarëve të cilët janë dëmtuar. Araujo, Kounde, Depay, De Jong dhe sikur të mos mjaftonin, pasi kësaj liste i është shtuar edhe Hector Bellerin.
Këto janë periudhat e rikuperimit për mbrojtësin e Barcelonës, i cili sot iu nënshtrua testeve mjekësore, që zbuluan një dëmtim në shputën e këmbës së majtë.
Prandaj, anësori azulgrana do të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Ligës së Kampionëve me Interin (në “San Siro” më 4 tetor dhe kthimin në “Camp Nou” më 12 tetor), ashtu si dhe lojtarë të tjerë të Barçës.