Incidentet në ndeshjen Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas (VIDEO)

Dje në Air Albania në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë u shënuan incidente, ku nuk munguan përpasjet me dy tifozerive.

Në përfundim të pjesës së parë, disa tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë përdorur fikëset e zjarrit për të largur tifozët shkodran.

Tifozët miq nuk vonuan dhe nisën me thyerjen e stolave për të goditur tifozët “bardheblu” duke detyruar policinë të ndërhynte për t’i nxjerrë jashtë disa prej problematikëve.

Kështu për ndeshjen Tirana-Vllaznia janë proceduar penalisht shtetasit A.F, B.K dhe E.S. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2022 09:54