Bora Zemani surprizohet nga familjarët, ja mesazhet e tyre për moderatoren

Prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe, në 9 janar, por pardje ajo ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e koleget e saj.

Për’puthen Prime ka sjellë disa momente nga ditëlindja e saj, së bashku me fjalët e familjarëve, të cilat Bora nuk i priste.

Babai: 30 vjet kujtime kam. Dikur e merrja unë për dore, sot më merr Bora për dore.

Nëna: Që në momentin që lindi, ishte si një kukull e bukur dhe e vishja gjithmonë me fustane të bukura. Bora ka shumë gjëra të bukura por më vinte për të qeshur kur i thonim hajde bëjmë disa fotografi. Merrte disa poza, hipte mbi televizor. Jam krenare për çfarë ka arritur deri tani.

Vëllai: Kemi 6 vite diferencë, unë jam më i madhi. Shumë zënka kemi pasur kur ishim të vegjël.Duke u rritur jemi afruar. Kur ka qenë e vogël, u vra tek këmba. Më dhimbi shumë, u preka direkt. E përqafova direkt, nuk ishim përqafuar asnjëherë.

Bora vetë është shprehur se ndihet tepër e plotësuar.

“E rëndësishme është që ky 30 vjetor më gjeti shumë të plotësuar. E mbushur me shumë dashuri, e mbushur me njerëz që i dua dhe më duan shumë, patjetër që kam edhe një punë, të cilën e shijoj pafund”, tha ajo./albeu.com/


Shtuar 16.01.2022 09:58