Të Hënën, Abissnet Superiore do të kulmojë me derbin Tirana-Partizani. Në “Air Albania” do të jetë një nga duelet më të shumëpritura për futbollin kryeqytetas dhe shqiptar teksa impianti modern do të jetë në 30% të kapacitetit të saj për shkak të masave kufizuese.
Trajneri Daja foli sot në konferencën për shtyp në vigjilje të supersfidës ku vuri në dukje mungesat e gjithashtu edhe dëshirën e madhe për të marrë maksimumin.
“Atmosfera në skuadër është tepër pozitive, përtej pikëve të munguara, por më shumë të lëna nga loja që kemi bërë. Atmosfera është pozitive për vetë faktin se derbi i prodhon këto, të gjithë janë të motivuar, kemi kërkuar nga lojtarët të mos të ulet doza e entuziazmit pavarësisht fitores së munguar në këto javë. Ekipi? Gjendja e skuadrës nuk është e plotë, për shkak disa mungesave ku do të veçoja Kaçen, Caren dhe Cardozon që janë lojtarët që kanë qenë në formacion. Problem është dhe mungesa e alternativës Kamara, që për shkak problemeve të lejes të qëndrimit ka lëvizur jashtë Shqipërisë, që do të thotë se Partizani është korrekt. Që do të thotë reparti që neve nga mungojnë shumë janë sulmi, ku përveç Kaçes pjesa tjetër janë sulmues. Por derbi është derbi për tu fituar dhe nuk ka vend për justifikime. Çdo lojtar që do hidhet në fushë do të japë maksimumin për të marrë fitoren e parë që nga mungon këto javë të para’’.
Trajneri i të kuqve foli për mungesën e rezultateve dhe siguroi se pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm, Partizani nuk do të luajë për barazim.
“Derbi nga ana psikologjikë mund të jetë pikje kthese, pasi ekipi që fiton në deri ka bonus për vazhdimësinë. Ka dhe javë të tjera, janë 30 javë të tjera. Në objektiva afatshkurtra është pikë kthese, ndërsa në objektiva afatgjata janë dhe 3 derbi të tjera për tu luajtur mbas këtij të nesërmit. Ne për arsye se kemi marrë 4 barazime, besoj se nuk jemi futur asnjëherë për barazim, ashtu siç nuk do hyjmë as në deri. E dimë që ndeshjet derbi prodhojnë pak spektakël pasi motivimi dhe lufta janë në maksimum dhe kjo është në kurriz të spektaklit. Me gjithë mungesat që kemi nuk hyjmë për barazim, sepse në një ndeshje derbi futesh gjithmonë për ta fituar’’, përfundoi trajneri Ilir Daja.