Sulmuesi argjentinas i PSG-së, Leo Messi ështe rikthyer të flasë për largimin nga Barcelona.
Askush nuk mendonte se Leo një ditë do të largohej nga Barcelona dhe do të luante me një tjetër klub të madh ne Evropë, por për shkak të problemeve financiare të klubit katalanas ai nuk arriti të nënshkruante një kontratë të re, duke u larguar kështu në drejtim të Parisit si lojtar i lirë.
Në një intervistë për “Francer Football”, Messi është shprehur se nuk e ka pas menduar se një ditë do të ishte lojtar i PSG-së.
“Sinqerisht, nuk e prisja të bashkohesha me PSG. U ktheva për t’u përgatitur për para-sezonin pas pushimeve shtesë që Koeman më kishte dhënë, kisha idenë e nënshkrimit të një kontrate dhe kthimit në stërvitje”.
“Mendova se gjithçka ishte bërë dhe e vetmja gjë që mungonte ishte nënshkrimi im, por kur mbërrita në Barcelonë ata më thanë se nuk ishte e mundur, se nuk mund të qëndroja dhe duhet të gjeja një klub tjetër, sepse Barcelona nuk kishte më paratë për të rinovuar me mua”.
“Ishte shumë e vështirë. Kisha në mendje të përfundoja karrierën time te Barcelona. Më duhej të ndryshoja planet e mia, ishte një ndjenjë e çuditshme, e ngjashme me atë kur isha 13 vjeç dhe u largova nga Rosario. Ishte jashtëzakonisht e vështirë të largohemi nga shtëpia jonë”.
“Familja duhej të ndryshonte rutinën e saj. Për herë të parë në karrierën time, shumë gjëra më kaluan në kokë, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të largohesha dhe më duhej ta pranoja”, tha Messi.
34-vjeçari, ka zhvilluar pesë ndeshje me fanellën e ‘Parisienëve’ duke realizuar një gol. /albeu.com