I shënoi gol ekipit që është afër të futet në Premier League, Anis Mehmeti futet në formacionin e javës

Anis Mehmeti realizoi një gol fantastik në ditën e djeshme për Bristol City.

Një gol me vlerë tre pikësh, teksa skuadra e tij arriti të fitonte me shifrat 1-0 kundër Leicester.

Këta të fundit janë shumë afër ngjitjes në Premier League.

Ky gol i rëndësishëm dhe me peshë e ka futur Anis Mehmetin në formacionin më të mirë të javës.

Mehmeti ka munguar në listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit, teksa Silvinjo nuk zgjodhi që ta grumbullonte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/


Shtuar 30.03.2024 15:20