I preferuari i Sylvinhos për sulmin e Kombëtares, Sokol Cikalleshi firmos kontratën e re

Sokol Cikalleshi do të vijojë aventurën e tij te Konyaspor. Mediat në Turqi raportojnë se sulmuesi shqiptar dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për të vijuar edhe për një tjetër vit kontratën.

33-vjeçari kavajas ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit duke hedhur pas problemet në fillimin e sezonit ku pati ngërç për shkak të pagave të prapambetura.

Të lidhura

None found

Në orët në vijim pritet zyrtarizimi nga Konyaspor.

Bomberi po shkëlqen këtë sezon duke shënuar 11 gola, më i miri për Konyaspor.

Cikalleshi është një hallkë e rëndësishme edhe në Kombëtaren shqiptare ku preferohet nga trajneri Sylvinho.

Ai është emri i parë në listën e sulmit për Euro 2024 si një veteran me eksperiencë dhe lider në grupin kuqezi.


Shtuar 18.04.2024 18:21