I kërkoi fanellën Mesit, skualifikohet arbitri

Arbitri kryesor, Ortiz Nava është skualifikuar nga CONCACAF, pas episodit të ndodhur në sfidën e Champions Cup midis Inter Miami dhe Kansas City. Arbitri meksikan i kërkoi fanellën Lionel Mesit në fund të ndeshjes por afrimiteti i arbitit me futbollistët në fushë është i ndaluar në rregulloren e CONCACAF. Arbitri Nava rrezikon një pezullim të gjatë.

Një lajm që vjen nga përtej oqeanit. CONCACAF ka skualifikuar arbitrin Marco Ortiz Nava sepse i ka kërkuar përpara telekamerave, fanellën dhe një auograf Lionel Messit. Eposodi ka ndodhur në fund të ndeshjes së kthimit të fazës së 32-shes në Champions Cup, midis Inter Miami dhe Cansas City. Ky gjest është kundër rregullores dhe etikës arbitrale dhe ka shkaktuar bujë të madhe në Shtetet e bashkuara. Sidomos për shfaqjen publike që ka Ortiz Nava ka dhënë në fushë.

Deri tani CONCACAF nuk ka dhënë ende masën e skualifikimit për arbitrin. Sipas një funksionari të federatës, arbitri e ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje, duke pranuar edhe dënimin nga ana e CONCACAF. Ngjarja ka ndodhur në fund të ndeshjes së fituar 1-0 nga Inter Miami, falë golit të realizuar nga Messi.

Argjentinasi i ka thënë arbitrit se duhet të shkojnë në dhomat e zhveshjes për t’i dhënë fanellën dhe autografin. Por gjithë kjo ngjarje është vënë re nga komisari i ndeshjes, i cili ka vënë menjëherë në dijeni CONCACAF dhe MLS.

Pas hetimit është vënë re një afrimitet midis arbitrit dhe lojtarit, gjë që është krejtësisht e ndaluar në fushën e blertë, sipas rregullores së CONCACAF. Ky gjest mund t’i kushtojë arbitrit Ortiz një pezullim të gjatë. Ndërsa Messi, fatmirësisht nuk do të marrë asnjë ndëshkim.


Shtuar 22.02.2025 18:10

Tags: