I kërcënuan familjen me vdekje, Willian largohet nga Brazili

Ish-ylli i Chelsea, lojtari brazilian, Willian ka bërë të ditur se është larguar nga klubi i Corinthians pasi ka marrë kërcënime të shumta me vdekje.

“Sa herë që Corinthians humbiste apo unë nuk luaja mirë, familja ime merrte kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale. Ata kërcënonin gruan time, fëmijët e mi dhe së fundmi babain dhe motrën”, u shpreh i frikësuar Willian.

Tashmë, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Evropë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.08.2022 12:21