I fundit që ka mbetur pa u regjistruar, Kounde mund të largohet falas pas 31 gushtit

Barcelona pas aktivizimit të levës së katërt regjistroi në skuadër Lewandowksin, Kessie, Christensen, Raphinan, Roberton dhe Dembele, por jo Jules Kounde.

Kounde është lojtari i fundit që i është bashkuar Barcelonës nga skuadra e Sevillas.

Duke ditur problemet ekonomike të Barcelonës, mbrojtësi rrezikon të largohet falas në përfundim të merkatos, nëse katalanasit nuk gjejnë një zgjidhje.

Situata për francezin duket e komplikuar, por mbetet të shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrë klubi për të regjistruar lojtarin e fundit./albeu.com