Aksident i rëndë në unazën e Korçës, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Dy makina janë përplasur në unazën e qytetit, ndërsa të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com