I dhuroi trofeun Romës, Zaniolo: Realizova ëndrrën e fëmijërisë

Nikolo Zaniolo ka hyrë në historinë e Romës, pasi i ka kthyer pas tre dekadash një trofe ndërkombëtar skuadrës italiane.

Futbollisti realizoi golin e fitores 1-0 ndaj Fejnord në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë dhe siguroi këtë triumf të jashtëzakonshëm për të.

“Jam i lumtur, shumë i kënaqur, është një emocion shumë i madh. Ishte ëndrra ime që fëmijë dhe e bëra realitet. Tifozët janë fantastikë, të pabesueshëm edhe sonte, kjo fitore është për ta.

Jemi një skuadër e fortë, as ne nuk e dimë vetë se sa, tani t’i gëzohemi kësaj fitoreje. Kujt ia kushtoj? Mamasë time, babait, motrës, të gjithë familjes time që më ka qëndruar gjithmonë afër në gjithë këto vite”, tha Zaniolo.


Shtuar 25.05.2022 23:58