Holandezët humbën ndaj Romës: Në Rotterdam nisin trazirat, policia në aksion (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme Roma ka fituar trofeun e Conference League në finalen e madhe ndaj Feyenoordit.

Një gol në minutën e 32-të i mjaftoi Romës për të fituar trofeun edhe pse Holanda pati disa shanse tê pastra.

Pas mbarimit të ndeshjes, humbja nuk është pritur aq mirë nga holandezët në Rotterdam.

Në rrugët e qytetit kanë nisur trazirat dhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si policia ushtron dhunë ndaj holandezëve.


Shtuar 26.05.2022 00:04